BETAPITCH vjen sërisht në Tirana këtë vit në kërkim të sipërmarrësve dhe sipërmarrjve më
premtuese.
Instituti Adriapol në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin sjellin për të tretin vit rradhasi
konkursin Betapitch Tirana, më datë 5 Tetor 2018. Eshtë hapur tashmë procesi i aplikimit
për të gjithë start up-et e interesuara: https://www.betapitch.net/tirana
Ashtu sikurse është edhe në traditën e Betapitch, vetëm 8 grupe që kalojnë fazën
përzgjedhëse do të konkurrojnë me idetë e tyre të biznesit përballë një jurie të larmishme
ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për një sërë çmimesh.
Sikurse edhe vitet e shkuara, start up-et në Tiranë konkurrojnë për një biletë për konkursin e
madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 15 Nëntor 2018.
Grupi fitues i Betapitch Tirana 2017 ishin Tikapps, të cilët prezantuan sesi realiteti i shtuar
(augmented reality) i vjen në ndihmë industrisë së marketingut. Megjithëse tikapps nuk paten
mundësi të fitonin çmim në Berlin, ata krijuan kontakte dhe shkëmbyen ide të vlefshme për
vijueshmërinë e biznesit të tyre.