Njoftohen anëtarët e personelit akademik të “Universiteti Barleti” që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë te Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin Nr. 115/2016, "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" që, brenda datës 21 korrik 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike ose në formë elektronike në adresën e sekretarisë mësimore.
Një kopje e kërkesës së bashku me dokumentacionin shoqërues t’i dërgohet Rektorit të UB.
Dokumentacioni bashkëlidhur përbëhet nga dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimi i përditësuar;
b) një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen;
c) formularin e vetë deklarimit, sipas kërkesave të ligjit "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike";
ç) një deklaratë, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH";
d) një deklaratë, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtore, informatorë ose agjentë të shërbimit sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 36 të ligjit 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".