Ditën e Hënë, datë 12 Qershor 2017, ora 12:00, Në “Universiteti Barleti” u organizua ceremonia për dhënien e Titullit të Nderit Doctor Honoris Causa Drejtorit të Bibliotekës së Aleksandrisë personalitetit të shquar Dr. Ismail SERAGELDIN.
Rektori i “Universiteti Barleti”Prof. Dr. Marenglen Spiro, në prani të Senatit të "Universitetit Barleti" i dorëzoi titullit e Nderit Doctor Honoris Causa në një ceremoni akademike.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të ftuar personalitete si ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani, Bordi i “Universiteti Barleti”, stafi i UB i shoqëruar dhe me studentët e tij.