Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë organizoi konferencën shkencore kombëtare me temë: “Edukimi i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në Epokën Digjitale”.
Konferenca bëri bashkë profesionistë të kujdesit shëndetësor, akademikë dhe përfaqësues institucionesh për të diskutuar mbi transformimin digjital në shëndetësi, inovacionin dhe sfidat bashkëkohore të sektorit.
Universiteti Barleti u përfaqësua nga stafi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore:
Dr. Blerina Duka, Dr (C) Jola Çini dhe Dr (C) Fabiola Mane.
Me rreth 110 punime shkencore të prezantuara, konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin profesional në fushën e kujdesit shëndetësor.
