Në laboratorët e Stomatologjisë në Universitetin Barleti u zhvillua një leksion teorik dhe praktik me Teknikun dentar italian Luis Tatullo nga firma Riva Dent, në bashkëpunim me kompaninë REIVI shpk.
Leksioni iu dedikua studentëve të viteve të dyta dhe të treta të programit të Stomatologjisë dhe u fokusua në demonstrimin e përdorimit të artikulatorëve në stomatologji, si një element i rëndësishëm në praktikën profesionale dentare.
Gjatë aktivitetit, lektori Luis Tatullo prezantoi funksionet dhe teknikat e përdorimit të artikulatorit, ndërsa studentët patën mundësinë të zhvillonin edhe pjesën praktike, duke realizuar vendosje dhe matje me artikulator në laborator.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e vlefshme për ndërthurjen e njohurive teorike me praktikën profesionale, duke kontribuar në përgatitjen akademike dhe laboratorike të studentëve të Stomatologjisë.
