Në një botë ku arritjet e studentëve shpesh kalojnë pa u vënë re, organizimi i një aktiviteti falënderimi është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur dhe vlerësuar punën e tyre të palodhur.
Universiteti Barleti organizoi një aktivitet përmbyllës vlerësues dhe falenderues për studentët e dalluar, senatorët e Qeverisë Studentore dhe studentët më aktiv në jetën studentore për vitin akademik 2023-2024.
Ky aktivitet jo vetëm që ndihmon në ndërtimin e një atmosfere pozitive, por gjithashtu inkurajon angazhimin dhe motivimin për sfidat e ardhshme.
Për studentët e ftuar u shpërndanë certifikata vlerësimi nga Rektoria Prof.Dr.Suzana Guxholli, Dekani i Studentëve, Dr.Elda Mamoci dhe stafi akademik i Universitetit Barleti.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin dhe përpjekjet e studentëve gjatë vitit akademik. Kjo është një mundësi për t’i bërë ata të ndihen të vlerësuar dhe të inkurajuar për të vazhduar përpjekjet e tyre në arsim.
Barletas aktiv, vlen më tepër sesa vetëm student Barletas!