Në datat 11-13 Shtator 2024, në kuadër të projektit DIGITCRESHE, u zhvillua në Dortmund, Gjermani workshopi mbi "Motivational Design and Game-based Learning in Higher Education." Ky workshop mblodhi së bashku ekspertë dhe pedagogë nga universitete të ndryshme për të diskutuar dhe praktikuar qasjet moderne të mësimdhënies përmes lojërave edukative dhe dizajnit motivues.
Universiteti Barleti u përfaqësua nga Prof. Asoc. Etleva Dobjani, Prof. Asoc. Laura Shumka dhe PhD Saimir Shtylla, të cilët morën pjesë aktivisht në sesionet e punës dhe diskutimeve. Workshopi u përqendrua në zhvillimin e lojërave edukative dhe tekstuale për mësimdhënie, si dhe në krijimin e materialeve mësimore që nxisin motivimin e studentëve në arsimin e lartë.