Pas suksesit të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me shoqërine Italiane OSA (OPERATORI SANITARI ASSOCIATI) dhe HC Training, për ofrimin e kurseve të “Specializimit të Infermerit për përkujdesin në komunitet/shtëpi”, sot më datë 16.09.2022, Universiteti “Barleti” nënshkruan një tjetër marrëveshje për ofrimin e kurseve jo vetëm për infermierët, por tashmë edhe për degët e tjera si Fizioterapia dhe Farmacia si dhe mundësinë e punësimit në Itali, me shoqërinë COOPSELIOS.
Coopselios është një shoqëri lider në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, asistencës sociale dhe edukative në Itali, që prej vitit 1984.
Themeluar në Reggio Eilia, ofron shërbimin në 7 rajone Italiane (Emilia Romagna, Lazio, Lombardia, Liguria, Toscana, Veneto e Trentino Alto Adige) dhe ka mbi 3000 profesionistë.
Ky lloj bashkëpunimi do të hapë rrugë shumë të rinjve të cilët ëndërrojnë të punësohen në shtetin fqinj.
Mundësitë janë të pafundme, regjistrohuni tani!