Nga Prof. As. Dr. Bajram YZEIRAJ
Sepse vetëm nëpërmjet të Drejtës; ndërtohet, zhvillohet, mbrohet, garantohet shteti dhe shoqëria demokratike; mbrohen, garantohen e zhvillohen më tej, liritë dhe të drejtat njeriut.
Jurispudenca përbën një shërbim jetik për qytetarët, shtetin e shoqërinë dhe gjithë veprimtarinë e tyre e njeherësh është një profesion i bukur, që ofron dije e shërbime dhe ndihmon veten e të tjerët në nevojë. Aktualisht, përgatitja dhe kualifikimi i vazhdueshëm i juristëve/ specialistëve /nëpunësve është një nevojë e domosdoshme për shtetin, individin dhe shoqërinë shqiptare, që diktohet nga:
- Rrethanat që kalon vendi dhe shoqëria shqiptare, e veçanarisht sistemi i drejtësisë që po i nënshtrohet një reforme të thellë,
- Ndryshimi i standarteve të veprimtarisë së administratës dhe institucioneve shtetërore,
- Zhvillimi i kulturës profesionale dhe mbrojtjes së ligjit nga Institucionet e Agjencitë ligjzbatuse e ato të sigurisë,
- Ngritja e kulturës dhe zbatimi i ligjëshmërisë në veprimtarinë e sipërmarjes së lirë,
- Funksionimi i sistemit të Drejtësisë me standarte të larta në mbrojtje të të drejtave e lirive themelore të individit,
- Pritshmëria e grupeve në nevojë dhe opinionit të gjërë publik, për të marë prej shtetit e drejtësisë shërbime dhe mbrojtje ligjore.
Në Universitetin Barleti ofrohen studime për:
1. Formimin dhe përgatitjen e Juristëve të rinj, 2. Kualifikimin e juristëve dhe specialistëve të mbrojtjes së ligjit. Kjo realizohet nëpërmjet programeve të studimit:
I. Studime të Integruara në Drejtësi
(Cikli i dytë - Master i Shkencave), për 5 vite akademike (300 ECTS)
Si program i ri mësimor, (Urdhri i MASR nr. 221 datë 03.07.2020), ka dy vjet që zhvillohet.
Veçoritë e Kurrikulës të studimeve:
a) Eshtë hartuar konform akteve ligjore që rregullojnë politikat në arsimin e lartë dhe në koherencë të plotë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, e cila shërben si reference për nivelet dhe sistemet e ndryshme të arsimit të lartë e kualifikimeve;
b) Eshtë e ngjashme me kurrikulat e Programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë (Master i Shkencave në Drejtësi), që ofrojnë IAL e tjera në Shqipëri (publike, private).
c) Eshtë e përafruar me kurrikulat e programeve te studimit në Drejtësi, të universiteteve në Evrope; (mbi 60% e planit mësimor, është i përbashkët me universitetet italiane e franceze).
d) Realizon në mënyrë të unifikuar, formimin teorik të juristëve mbi të drejtën kombëtare e atë evropiane, organizimin dhe funksionimin e shtetit e sistemit të të drejtës; administratës publike, sistemit të drejtësisë, sipërmarjes private dhe shërbimeve ligjore etj; si dhe aftësimin praktik për kryerjen e detyrave e veprimtarisë kërkimore e shkencore.
e) U mundëson studentëve të trasferojnë kreditet dhe vazhdojnë studimet në universitete të tjera brënda ose jashtë Shqipërisë.
II. Studime në ciklin e dytë “Master”
1) Master profesional në “E Drejtë Biznesi” – një vit akademik (60 ECTS)
Qëllimi i këtij programi studimi është, të përgatisë dhe kualifikojë juristët me dije të thelluara në fushën e të drejtës së biznesit, për të qënë të aftë të ushtrojnë përgjegjësitë dhe kopetencat në këtë fushë. Më konkretisht të njohin mirë legjislacionin që rregullon mardhëniet në fushën e biznesit dhe ushtrojnë veprimtari praktike për të afruar këshillime ligjore e shërbime juridike për subjekte të ndryshme tregtare; ushtruar një biznes apo përfaqësuar atë, si dhe zhvilluar analiza e kërkime në këtë fushë.
2) Master shkencor në “E Drejtë tregtare’’ - 2 vite akademike (120 ECTS)
Veçoritë e këtij programi studimi:
- ofron studime të profilizuara në fushën e të drejtës tregtare;
- përafron dhe ndërthur legjislacionin shqiptar me acqiuscommunitaire;
- përshtat atë me nevojat që ka ekonomia, sipërmarja e lirë dhe shoqëria shqiptare,
- ndërthur teorinë me veprimtarinë praktike në mardhëniet tregtare,
- nxit dhe kultivon aftësitë analizuse si dhe studimin e kërkimin shkencor
3) Master shkencor në “E Drejtë Penale e Kriminologji“- 2 vite akademike, (120 ECTS)
Programi, Master i Shkencave në; “E Drejtë Penale dhe Kriminologji”, bazohet në dy (fusha) që kanë të bëjnë me të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë; të lidhura ngushtësisht midis tyre. Veçoritë e këtij programi janë:
- është i profilizuar në fushën e të Drejtës penale dhe Kriminologjisë;
- trajton kuadrin ligjor dhe informacionin, të ndërthurur me acqiuscommunitaire;
- u përgjigjet nevojave e shqetësimeve që kanë organet e agjensitë që meren me luftën kundër krimit dhe ato të drejtësisë,
- trajton lëndë të reja me interes, si krimi ekonomiko-financiar, krimi kibernetik etj,
- ndërthur teorinë me veprimtarinë praktike të subjekteve në proçedimin penal,
- nxit dhe kultivon aftësitë analizuse e ato të studimit e kërkimit shkencor.
- lë hapësirë studentëve të përzgjedhin lëndë e module sipas interesit që kanë dhe i angazhon në punë studimore të pavarur e atë në grup.