
Nën kujdesin e Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, Klubit studentor Book&Tech dhe Bibliotekës së Universitetit Barleti, nën moderimin e Prof.As.Dr.Zamira Çavo, në sallën Forum Theater , u zhvillua promovimi i librit “ Konflikti i vitit 2001 në fokusin mediatik” të autorit nga Maqedonia e Veriut, z.Bekim Adili, shoqëruar më një dokumentar mbi këtë konflikt. Libri është një botim në kuadrin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Të pranishmit pedagogë dhe studentë si dhe të ftuar nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet librit dhe dokumentarit u njohën me nje periudhë historike të kombit shqiptar në RMV ,për të drejtat dhe liritë themelore si dhe të drejtën e shtetformimit dhe shtetadministrimit. Nga ky aktivitet u hodh idea e një bashkëpunimi afatgjatë dhe shumëdimensional të ngjarjeve historike të përbashkëta të kombit shqiptar, ku u propozua që 22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, të cilën
Maqedonia e Veriut e ka festë zyrtare, të jetë festë zyrtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën.
