Nën kujdesin e Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit dhe pedagoges Eurona Leka, u zhvillua një bashkëbisedim i studentëve të shkencave politike dhe pedagogëve, me themeluesit e shoqatës " For a Better Life", organizatë joqeveritare me anëtarësi, mbi idenë e krijimit, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit, krijimin dhe administrimin e fondeve, qëndrimet publike mbi ngjarje jetike për grupet shoqërore që mbron kjo shoqatë si gratë, të rinjtë dhe fëmijët, hartimin e projekteve në funksion të këtyre grupeve shoqërore , etj.