
Në zbatim të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Komisioni i Përkohshëm i Urdhrit të Punonjësve Social, pjesë e të cilit është edhe një përfaqësues nga Universiteti Barleti, si i vetmi Institucion jopublik i Arsimit të lartë që ofron program studimi në Punë Sociale, vendosi mbajtjen e Asamblesë së parë të Urdhrit të Punonjësve Socialë në datën 18 Dhjetor 2021, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, në ambientet e Kishes Ortodokse në Tiranë.
Ftohen të gjithë anëtarët e Asamblesë së Urdhrit të Punonjësve Socialë, të rregjistruar konform kritereve ligjore, të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e organeve drejtuese, duke mundësuar institucionalizimin e Urdhrit të Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë.
