
Qeveria Studentore e “ Universitetit Barleti ” organizoi udhëtimin në Valbonë dhe Prizren. Për dy ditë, Barletasit nën shoqërimin e Dekanes së Studentëve vizituan atraksionet natyrore të Valbonës dhe një nga qytetet më të bukura të Kosovës, Prizrenin.
Udhëtimin e zbukuruan më shumë bora e parë në Valbonë dhe mbrëmja tradicionale tropojane nën tingujt e muzikës dhe valltarëve të zonës.
