
Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizoi me datë 2 Dhjetor leksionin e hapur “Rëndësia e brandimit në marketing/turizëm”.
I ftuar ishte Z. Agi Haxhimurati, themelues dhe drejtues i kompanisë Agi Haxhimurati LLC.
Nëpërmjet paraqitjes së projekteve të realizuara si brandimi i Hotel van Bebber, Bunk'art 1 & 2, Hardh Fest, Kalaja e Tiranës përcolli te audienca, veçanërisht te studentët jo vetëm rëndësinë e brandimit por hapat që ndërmarrin marketierët për të realizuar projekte sa krijuese edhe efektive, dhe pse kjo është e rëndësishme.
Gjithashtu, u theksua se këto projekte kanë pasur një ndikim të konsiderueshën në tërheqjen e turistëve, në rastin e projekteve të realizuara në Shqipëri.
