
Qeveria Studentore është organizim i studentëve në Universitetin “Barleti”, i përbërë nga përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha fakultetet dhe departamentet përbërëse të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Pas zgjedhjeve të zhvilluara në secilin program studimi për senator, u zhvillua takimi i parë i Qeverisë Studentore 2021-2022 nën kujdesin e Zv/Rektorit për Çështjet studentore dhe komunitetin Prof.Dr Artan Shytaj dhe Dekanes së Studentëve Dr. Elda Mamoçi .
Temat e diskutimit:
-Ecuria e proçesit mësimor;
-Jeta studentore;
-Përzgjedhja e presidentit/es të Qeverisë Studentore;
-Eskursioni Valbonë-Prizren si nismë e vetë studentëve.
Gjithashtu gjatë takimit diskutimet vazhduan mbi problematikat që mund të hasen gjatë proçesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore, angazhimi në Klubet Studentore etj.
