
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit organizoi aktivitetin me temë "Le të flasim për shëndetin Mendor", me të ftuar psikoterapisten M.Sc. Denisa Ndreka.
Ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor, stigma, rëndësia e kërkimit të ndihmës dhe kontaktimit të profesionistëve të fushë, ishin disa nga çështjet që u diskutuan në këtë takim. Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit pranë kontribuon në promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet e shëndetit mendor përmes dijes, kërkimit shkencor dhe aktiviteteve që organizon me studentë dhe profesionistë të fushës.
