
“Unë nën kornizën sociale. Pavetëdija sociale në grup analizë", ishte titulli i leksionit të hapur, i organizuar nga Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, me të ftuar znj. Arela Çarku, Psikologe Klinike pranë Shoqatës së Analizës së Grupit në Shqipëri. Ky aktivitet u realizua në formën e një diskutim i hapur, reflektues dhe nxitës mbi "Pavetëdijen Sociale" e cila shfaqet në grup përmes dinamikave personale. Në përfundim pjesëmarrësit ndanë eksperiencat dhe mendimet e tyre mbi konceptin e tematikës së trajtuar.
