
Pas përfundimit me sukses të programit të formimit të vazhduar “Vlerësues i Pasurive te Paluajtshme” u zhvillua në auditorët e universitetit provimi përfundimtar.
Pjesa teorike e programit zgjat tre muaj, e zhvilluar ONLINE në fundjavë dhe një muaj internship në zyrat e rrjetit Remax Albania, me të cilin Universiteti Barleti ka një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë.
Programi është një kombinim i teorisë me praktikën, vizion i strategjisë së UniBa.
Kursi aktual po zhvillohet përsëri ONLINE.
