
Klubi i Vullnetarëve në bashkëpunim me Argonaut Art Factory, realizuan një takim konstruktiv
në kuadër të projektit “Flumi Argentum”, aksion i shoqërisë civile për pastrimin, monitorimin
dhe rikualifikimin e lumit Erzen.
Të ftuar në takim ishin artisti Bojken Lako dhe Z.Klajdi Kruja të cilët ndanë me studentët planin
e veprimit të aksionit vullnetar.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i studentëve rreth rëndësisë së vlerave dhe mbrojtjes së
mjedisit si dhe edukimi i gjeneratës për angazhimin sa më shumë në nisma të tilla.
Ftojmë të gjithë vullnetarët të bëhen pjesë e nismës duke plotësuar formularin në link:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd12L4HsaSinSwpPGf7dtnM5TWtCEk6m-
YWz5g-Rl4kWazE2A/viewform?usp=sf_link
