
Studentët e Klubit të Artit do jenë pjesë e Festivalit të Filmit “Tirana 48 hour 2021”, një
projekt kulturor ndërkombëtar që organizohet në më shumë se 220 qytete të botës.
Fokusi i tij përqëndrohet tek filmi me metrazh të shkurtër i cili i ofron mundësinë kineastëve
dhe amatorëve të rinj të filmit të shfaqin aftësitë e tyre në fushën e kinematografisë.
Çmimi i parë do të bëhet pjesë e festivalit final ndërkombëtar të 48 Hour Film Projekt,
Filmapalooza, fituesi i të cilit do të jetë në listen e filmave me metrazh të shkurtër në Kanë,
Francë (Cannes).
Aplikimet janë akoma të hapura. Klikoni këtu për të shkuar direkt në faqen zyrtare të
regjistrimeve:
https://www.48hourfilm.com/tirana-al
Regjistrimet mbyllen më datë: 25 Nëntor 2021
I urojmë suksese Barletasve në projektin e ri!
