
Në kuadër të Laborator Projektimi Arkitektonik 6, studentët e Arkitekturë 4, drejtuar nga Gerdi Papa PhD, zhvilluan një vizitë në terren përgjatë bulevardit kryesor dhe zgjatimit të tij. Fokusi ishte përshkrimi itinerarit kryesor të qytetit si itinerar kulturor i Tiranës për të zhvilluar nje Muze Arti Bashkëkohor përgjatë zgjatimit të bulevardit. Pjesë e vizitës ishte dhe Destil Creative Hub dhe Bulevard Art Media Institute ku Sonila Abdalli, një nga krijuesit e Destil shpjegoi historinë si dhe idenë kryesore mbrapa transformimit të ndërtesës ekzistuese në hapësira ekspozuese si dhe akviteteve të tjera kulturore si pjesë e rëndësisshme e aktivitetit dhe misionit social të Destil
