
Më datë 01.11.2021, u mbajt takimi i Klubit të Karrierës, për të vendosur në lidhje me koordinatorët e rinj dhe sekretarin e përgjithshëm të Klubit.
Fjalën e hapjes e mbajti mentore e klubit, Msc. Grejsa Dushku, e cila i njohu anëtarët e rinj të klubit me funksionimin e klubit, qëllimin, misionin etj.
Me vullnet të plotë, duke shprehur dëshirën e tyre dhe miratimin e anëtarëve, u zgjodhën si koordinatorë të Klubit, studentët:
1. Sarah Belhula, koordinatore për studentët e viteve të para, anëtarë të Klubit.
2. Hajdi Estrefi, koordinatore për studentët e të gjithë viteve të tjera.
3. Artemisa Rexhmataj, koordinatore e përgjithshme e Klubit.
Gjithashtu, u zgjodhën edhe 2 sekretare të përgjithshme të klubit, të cilat në koordinim mes tyre do të mbajnë procesverbalin e cdo takimi të klubit dhe çdo aktiviteti. Ato janë Floriana Pasha dhe Klea Shqypi.
Të zgjedhurit e mësipërm, do të mbajnë pozicionet e lartëcaktuara për një afat 4 mujor, më të drejtë rizgjedhjeje ose me rotacion ndërrimi me anëtarë të tjerë të klubit.
