
Takim i Zv/Rektorit për Çështjet studentore dhe komunitetin Prof.Dr Artan Shyti dhe Dekanes së Studentëve Dr. Elda Mamoçi me Qeverinë Studentore.
Qëllimi i këtij takimi ishin shërbimet akademike e mbështetëse që ofron universiteti, të cilat ju mundësojnë studentëve të përgatiten mbi bazën e kërkesave të tregut të punës në profesionet e zgjedhura prej tyre.
Gjithashtu gjatë takimit diskutimet vazhduan mbi problematikat që mund të hasen gjatë proçesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore, angazhimi në Klubet Studentore etj.
