
Zyra “Alumni dhe Karriera”, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës dhe Dizajnit, organizuan më datë 21.10.2021, eventin:
“Bashkëbisedim dhe ekspozitë punimesh të zgjedhura me arkitektin e diplomuar pranë Universitetit Barleti, Fjordi Rroshi”.
Pas përshëndetjes së Dekanes të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, Prof. Asoc. Dr Semiha Loca dhe drejtueses së zyrës “Alumni dhe Karriera”, Msc. Grejsa Dushku, u zhvillua një bashkëbisedim me shumë impakt për pjesëmarrësit, kreyesisht për studentët e arkitekturës, nga Zv. Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, PhD. Saimir Kristo dhe Ark. Fjordi Rroshi, në lidhje me arritjet e tij, eksperiencën në UniBa, si edhe këshillat për arkitektët e rinj.
Universiteti Barleti ju mirëpret në evente të tjera frymëzuese me histori suksesi.
