
Dr. Shpëtim Cami, Përgjegjës i Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit dhe Z. Erion Muça, Drejtues i Qendrës së Testimve dhe Trajnimeve Barleti, zhvilluan, më datë 20.10.2021, takimin me rreth 50 maturantë të katër shkollave të mesme të Bashkisë Laç, me praninë e përfaqësuesve të katër shkollave dhe Zyrës Arsimore Kurbin.
Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi për të dëgjuar dhe vlerësuar mendimet e maturantëve dhe mundësitë e Akademisë së Qeverisjes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për tju përgjigjur nevojave të tyre.
Gjithashtu në të njëjtën ditë u zhvilluan takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Laç dhe më tej me Kryetaren e Bashkisë Laç, gjatë të cilave, jo vetëm u prezantuan trajnimet që ofron Akademia e Qeverisjes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, por edhe u bashkëbisedua për trajnimet e tjera të nevojshme që kanë administratat e njësive vendore ku në veçanti u kërkuan trajnime në kuadrin e projektit Bashkitë për Europën, trajnime për shoqërinë civile dhe organizatat qeveritare si dhe për të folurit në publik.
Këto formate takimesh do të vazhdojnë edhe në bashki të tjera.
