Në ambientet e Universitetit "Barleti" u mbajt konferenca e autorit francez Dominique Fernandez me tematikë, "Roli i Napolit dhe i Siçilisë në Italinë e jugut". Në këtë konferencë ishin pjesmarrës miq të ftuar, studentë të universitetit, personalitete të ambasadës franceze dhe mediat.
Përveç temës së konferencës e cila fokusohej tek kultura plot ngjyra e Napolit të shkuar dhe të sotëm, konferenca shërbeu edhe për të prezantuar për të ftuarit botimin shqip të romanit ""Porporino - Misteret e Napolit" të autorit Fernandez, e sjellë për lexuesin tonë nga shtëpia botuese "Dudaj".
Anëtar i Akademisë franceze të artit, Z. Fernandez është një romancier i afirmuar i cili ka botuar për vite me rradhe libra të frymëzuuar nga personazhe dhe figura të artit nga pjesë të ndryshme të botës. Pas konferencës Z. Fernandez bëri një bisedë miqësore me të pranishmit dhe firmosi autografë.