Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara dhe organizuara nga UB dhe posaçërisht Departamenti i Drejtësisë pranë këtij Universiteti është edhe konferenca me temë "Për një drejtësi të pavarur, të përgjegjshme dhe transparente ".
Qëllimi i kësaj konference është të shërbejë si një forum debati i gjerë për të trajtuar/diskutuar në lidhje me sistemin e drejtësisë shqiptare, problematikën aktuale në sistemin gjyqësor dhe reformat e ndërmarra.
Gjithashtu, në focus të vëmendjes u vunë cështje që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, gjendjen aktuale dhe nevojën për reformim, si një garanci për funksionimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës; për garantimin e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së publikut tek drejtësia.
Pjesëmarrja/diskutimi nga ana e perfaqësuesve të organeve të ndryshme të përfshira në sistemin e drejtësisë, apo në reformimin e tij, ishin me rëndësi për këtë proces reformimi.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, pedagogë dhe studente të UB