Diten e premte, datë 23.10.2020, Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City, organizuan një aktivitet rreth Sipërmarrjes Rinore në Turizëm. Barletasi Loren Rroco, ndahu me pjesëmarrësit rrugëtimin e sipërmarrjes së tij në tregun vendas, sfidat dhe mundësitë qe ky treg paraqet dhe punën e tij në ndërtimin dhe ofrimin e produktit të paketave turistike për turistët e huaj, si klientë të operatorit turistik Adventure and Fun Albania. Aktiviteti, i organizuar nën kujdesin e Kejda
Nuhu PhD , u ndoq me interes nga studentët e Turizmit në Universitetin Barleti