Barazi dhe respekt maksimal ndaj diversitetit kulturor dhe gjithmonë në "luftë" me paragjykimet dhe steriotipet me bazë origjinën dhe rracën.
Nën këto parime dhe moto, Universiteti Barleti me anë të strukturës Barleti Training and Testing Center si dhe në partneritet me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, AIPA, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Komunitetit Egjyptian "Sfinksi".
Bazuar në të si dhe në respekt të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, do të mbështesim këtë komunitet me trajnime, kurse, testime dhe certifikime dhe mbështetje në projekte të ndryshme duke rritur kësisoj kapacitetet, shanset dhe mundësitë e tyre për t’u ndjerë të barabartë në aftësi, njohuri dhe kualifikim përballë tregut të punës dhe shoqërisë në tërësi.