Më datë 8.07.2020, Instituti Shqiptar i Çështjeve Publike, AIPA, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën “Hapësirë”.
Objekti i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në aplikimin e zbatimin e projekteve konkrete me interes publik në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare si edhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendim-marrjes përkatëse.
Marrëveshja e u firmos nga Znj. Eurona Leka, Drejtore Ekzekutive e AIPA, dhe Z. Albert Hitoaliaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Hapësirë.
Suksese dhe bashkëpunim të frytshëm!