
Përgjatë ditëve të Konferencës Ndërkombëtare “Drejt një Zhvillimi të Qendrueshëm”, Rektori Marenglen SPIRO zhviloi n jë vizitë në Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit dhe u prit nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Azis POLLOZHANI, për një bisedë instiucionale bilaterale.
Në bisedë u shprehën vlerësimet e dyanëshme për institucionin homolog rciprok pjesmarrës në bisedime, lidhur me arritjet e derisotme të tyre. Pala e jonë, nëpërmjet Rektorit, shprehu çmueshmërinë e punimeve të konferencës në fjalë, kontributin e studjuesve dhe profesorëve të angazhuar nga Maqedonia e Veriut dhe të huaj nga shumë vende si edhe ecurinë vazhdimisht në rritje të këtij Universiteti, i cili po bëhet një nga më të rëndësishmit në këtë vend, pas Universitetit tradicional “Sant Clement Ohridskij” në Shkup. Pala maqedonase, nëpërmjet Rektorit Pollozhani vlerësoi arritjet e “Universiteti Barleti” në procesin e akredtimit instituconal ndërkombëtar të këtij institucioni si edhe vendimin përkatës të Bordit të Akreditimit të ASCAL; po ashtu, u çmua veprimtaria e këtij institucioni në sistemimin e hartës së programeve përbërëse të studimit, në në harmoni të madhe me nevojat e tregut në Shqipëri.
Të dy palët shprehën vullnetin për zhvillimine një bashkëpunimi të ngushtë të ardhëm institucional në fushën akademike, të kërkimit dhe të inovacionit e sipërmarrjes nëpërmjet dijeve të kultivuara, me qëllim rritjen e cilësisë së procesit të formimit të studentëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit në të dy institucionet; ato u solidarizuan për përpjekje të përbashkëta për formulimin dhe prezantimin për financime ndërkombëtare të projekteve të përbashkëta zhvillimore e kërkimore me synim aplikmin e dijeve në komunitetin rajonal si edhe për forcimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit midis dy vendeve me natyra, në thelbin e vet, evropiane e demokratike.
Në biseda mori pjesë dhe Zëvendës Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit.
