
Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Drejt një Zhvillimi të Qendrueshëm”, Rektori Prof. Marenglen SPIRO, drejtoi panelin Zhvillimi i Qendrueshëm në Edukim, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup.
Në referatin e tij si “key speaker” Profesor Spiro theksoi imperativin e të kuptuarit që qendrueshmëria e zhvillimit fillon me një sistem arsimor të përshtatshëm; lidhja, ndërthurrja, shkëmbimet dhe bashkëveprimi mes sektorëve të ndryshëm në ekonomi e jetën sociale, realizohet dhe harmonizohet vetëm nga mendje të kultivuara, specialistë të ditur e të aftësuar. Bashkërendimet në zhvillimet ekonomiko - sociale kanë shtruar nevojën e formulimit të parimeve e praktikave të reja në veprimtaritë prodhuese e administruese, të cilat rafinohen, përgjithësohen e saktësohen në shkollat e larta, mbështetur kurdoherë nga kërkimi, idetë inovative dhe eksperiencat e provat e realizuara me projekte të zbatuara në komunitet.
Një vend të rendëësishëm në referatin e tij zuri veprimtaria universitare në ngritjetn e inkubatorëve të biznesit për zbatimin nga institucioni të dijeve të kultivuara, me qëllim rritjen e të ardhurave për të çuar më tej cilësinë e formimit të specialistëve. Një instiyucion me buxhete kryesisht nga tuition fees, është i dështuar.
Universiteti sot është vend i dijes, formimit, profesionit dhe sipërmarrjes së kualifikuar dhe efektive. Në këtë drejtim, puna me studentët ka marrë një dimension të ri, atë të start up- eve të tyre, të drejtuara e kultivuara në shkollën e lartë, në rritjen e inisiatives krijuese e sipërmarrëse si rezultat i dijeve të marra në shkollat universitare.
Paneli, më tej, trajtoi, në këtë frymë, problematika të rëndësishme të lidhura me energjinë e rinovueshme dhe menaxhimi inteligjent, urbanizimi dhe kombinimi me trashëgiminë kulturore, sistemet modern të transportit dhe komunikimit, zhvillimi i qemdrueshëm dhe arkitektura e sotme urbane, sistemet kadastrale, printimi 3 dimensionale, sistemi universitar svicerian i shkencave të aplikuara, karakteristika zhvillimore të brezit të ri të studentëve maqedonas, përmirësimi i formimit të studentëve nëpërmjet kurseve interaktive on line, elementë të rëndësishëm të trajtimit të matematikës dhe metodave të saj si lëndë e bazave formuese inxhinierike e ekonomike etj.
