Takimi i parë i projektit KA 107. Në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua më 29.10.2019 takimi i parë i projektit KA 107. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtuesit e Instituteve ADRIAPOL dhe AIPA si edhe përfaqësuesja e Zyrës së Ndërkombëtarizimit pranë Universitetit Barleti.
Projekti KA 107 , është një projekt ERASMUS + dhe ka në fokus shkëmbimin e stafit dhe të studentëve. Ky projekt do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare (2019 - 2022) dhe do të zbatohet në bashkëpunim me Universitetin e Genova, Itali.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi Marrëveshjen Ndërinstitucionale të Bashkëpunimit si edhe mbi draft kalendarin e mobiliteve të stafit dhe të studentëve.