Përfundojnë workshopet me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy"
Më datë 17.10.2019, në qytetin e Rrëshenit u organizua workshopi i fundit me të rinj dhe komunitetin me temë “Edukimi me të drejtat e njeriut dhe demokracinë: konceptet kryesore dhe teknika advokimi”. Pjesëmarrja aktive e të rinjve dhe interesi i tyre për të zgjeruar njohuritë mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut si dhe teknikat e advokimit ishin elementë kryesorë të këtij aktiviteti.
Këto workshope, 6 gjithsej, në qytetet Kamëz, Elbasan, Berat, Rrëshen, Korçë edhe Maliq u zhvilluan, gjatë muajve shtator - tetor, 2019, në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, nën kujdesin e të cilit Instituti Shqiptar për Çështjet Publike po zbaton projektin “Youth Mobile Academy - Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.
Këto workshope, u zhvilluan nga ekspertja e projektit MSc. Eurona Leka, me kontributin e rëndësishëm të grupit të të rinjve pjesë e projektit, Elena Gjinaj, Kevi Shehu dhe Maila Koçi. Qëllimi kryesor i tyre ishte thellimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, zgjerimin e të kuptuarit të realiteteve dhe konteksteve të të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor si elementë bazikë dhe themelorë për arritjen e një sistemi demokratik, si dhe identifikimin e koncepteve kyçe dhe teknikave të advokimit. Të rinjtë u aktivizuan në lojra dhe prezantime dhe ndërvepruan në grupe midis tyre duke vënë në zbatim të drejtat e njeriut në situata dhe kontekste të ndryshme.
Youth Mobile Academy ju pret në eventet e radhës!