
Shoqata “Barleti ” dhe Departameti i Edukimit Fizik dhe Sporteve të Universitetit Barleti, zhvilluan një sërë ndeshjesh miqësore në volejboll me nxënës të gjimnazit “ Ismail Qemali ” . Ndeshjet u zhvilluan në ambjentet e palestrës në Kampusin 2 të UB-së .
Nxënësit e “ Ismai Qemalit “ krahas ndeshjeve në cilat arritën të merrnin edhe fitoren , patën mundësinë të vizitonin ambjetet e Universitetit , të njiheshin me studentët dhe stafin akademik .
Ky aktivitet shënon fillimin e një sërë aktivitetesh të tjera të larmishme që do të zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Barleti me gjimnaze të të gjithë Shqipërisë.
