
Ashtu sikurse në 14 vitet e shkuara, tradita e Barletasve ka vijuar edhe këtë vit me ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019. Në një sallë të mbushur plot me studentë, prindër, të ftuar dhe pedagogë, por mbi të gjitha të mbushur plot me emocione, 475 barletas përfunduan një etapë shumë domethënëse, për të vijuar me të tjera po kaq të rëndësishme.
Mes një atmosfere festive dhe urimeve dashamirëse të të gjithë pjesëmarrësve, por sidomos të stafit akademik për kolegët e tyre tashmë, kjo ceremoni dhuroi emocione që do të mbahen mend gjatë nga studentët, sepse në fund të fundit gjithçka mbante emrin e tyre atë mbrëmje, Barletasve.
