Ditën e mërkurë, datë 18.5.2011 u mbajt një takim këshillues me studentët e viteve të treta të degëve Shkenca Politike, Financë - Kontabilitet dhe Menaxhim Biznesi, i cili kishte për qëllim jo vetëm prezantimin e studentëve me programet Master të Shkencave, që ofron Universiteti Barleti, por edhe dallimin mes Masterit Shkencor dhe niveleve të tjera të ciklit Master, sipas ligjit të ri "Për arsimin e lartë".
Drejtuesit e takimit ishin Dekani i Studentëve Msc. Elona Bano, përfaqësuesja e Zyrës "Alumni dhe Karriera" Ma. Fatjona Qurku, të cilat sollën në vëmendje të studentëve risitë dhe shërbimet e funksionet e zyrës "Alumni dhe Karriera", por edhe Koordinatorja e Departamentit të Çështjeve Publike Ma. Eurona Leka e pedagogë të tjerë, që folën për specifika legjislative apo të një programi specifik Master. Kështu, nën një vështrim paralel u analizuan të gjitha mundësitë e karrierës, punësimit dhe formimit të mëtejshëm akademik të studentëve, në përputhje si me programet akademike që ofron UB ndaj atyre që duan të vijojnë me formimin akademik apo profesional, ashtu edhe me interesat personale të çdo studenti.