
Në datë 14 Maj 2019, u realizua një leksion i hapur me studentët e psikologjisë punës sociale dhe drejtësisë mbi shërbimin e kujdestarisë së përkohshme dhe praktikat e birësimit.
Të ftuar në këtë leksion ishin Znj. Edlira Ngjeçi përfaqësuese e organizatës Save the Children dhe doktorja e shkencave në fushën e birësimeve Galsvinda Biba. Zonja Ngjeçi ndau me studentët praktikat e shërbimit të kujdestarisë së përkohshme në Shqipëri, të dhënat për familjet kujdestare karakteristikat. Ajo shpjegoi edhe disa nga sfidat e vendosjes së këtij shërbimi në vendin tonë si praktika burokratike, mungesa e modeleve, mos njohja e shërbimit, paragjykimi etj. Zonja Biba diskutoi rreth praktikav të birësimit në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë foli për perceptimet që ekzistojnë mbi praktikën e birësimeve. Të dyja temat ngjallën interes për studentet dhe pjesa e fundit e leksionit u fokusua në përgjigjen e pyetjeve të studentëve.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e pedagoges Dr. Migena Kapllanaj
