Me datë 21 maj u zhvillua në Burrel trajnimi i drejtpërdrejtë me drejtues të shkollave të arsimit paraunivetrsitar të ZA-së Mat.Tema e trajnimit ishte “Vlerësimi i brendshëm i shkollës”.Drejtuesit e shkollave u pajisën me materialet e domosdoshme për trajnim, të cilat ishin dërguar dhe studiuar më parë dhe, nga ata, ishin përgatitur dhe detyra konkrete.
Trajneri, Dr.Robert Gjedia, pedagog në UB, paraqiti rëndësinë, praktikat e mira, mënyrën e organizimit dhe formatin e raportit të vlerësimit të brendshëm të shkollës.Në seminar pati shumë shkëmbime pyetje-përgjigje, të cilat plotësuan interesat e drejtuesve lidhur me menaxhimin e proceseve të vlerësimit të brendshëm të shkollës.
Veprimtarinë e përshëndeti dhe znj.Shpresa Tusha, drejtoreshë e Zyrës Arsimore-Mat, e cila ishte pjesëmarrëse në trajnim.Ajo falenderoi UB për trajnimet me interes dhe që ndihmojnë dhe mbështesin nevojat reale për zhvillim profesional të mësuesve dhe drejtuesve të arsimit parauniversitar.Bashkëpunime të tilla do të vijojnë dhe të në ardhmen me shkollat, kopshtet dhe drejtuesit e Institucioneve arsimore të Matit.