Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim të jetë një qendër edukimi dhe kërkimi për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, demokratizimin, qeverisjen e mirë, dhe zhvillimin ekonomik dhe social në kuadër të proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit.
Me qëllim përmbushjen e misionit të tij, Instituti ka filluar përgatitjen e një projekt propozimi i cili synon që të mbështesë përfshirjen aktive të stakeholders të rinj në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin. Ky projekt propozim do të aplikohet në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN (CfP 01/2018).
Duke konsideruar objektivin e përgjithshëm të projekt propozimit dhe rëndësinë e angazhimit aktiv të të rinjve në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në komunitetet përkatëse, Instituti fton të rinjtë (deri në moshën 25 vjeç) të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e grupit të punës i cili do të hartojë projektin, dhe në rast suksesi, ta zbatojnë atë.
Për të shprehur interesin tuaj, jeni të lutur të dergoni një letër motivimi të shkurtër në adresën [email protected], ose duke u paraqitur personalisht pranë zyrave tona në Rruga e Kosovarëve 37, Tiranë.
Afati për shprehjen e interesit: 31/10/2018.