
U zhvillua në Universitetin Barleti, më 07 Maj, aktiviteti me temë: Nën presion - Faktet e arkitekturës socialiste në Shqipëri. “Kjo është një përpjekje për të portretizuar realitetin e Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitekturën si mjet dekodimi”, u shprehën Dr. Denada Veizaj dhe Dr. Gjergji Islami, lektorë pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Katalogimi i fakteve nuk shfaqet nëpërmjet rrëfimeve kronologjike, por mbi linja-narrative ku do të ofronte një perspektivë personale të autorëve.
U prezantua një kolazh episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetesh të deformuara, të përthyera apo të mbivendosura ku u ilustrua mozaiku: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektura si mjet komunikimi.
