
Ditën e mërkurë, në datën 19 prill, studentët e Psikologjisë zhvilluan një bisedë me studenten Alumni, Valentina Telhaj.
Znj. Telhaj ndau me studentët përvojën e saj si ish-studente e Psikologjisë në UB. Gjatë bashkëbisedimit ajo iu përgjigj disa pyetjeve të ardhura prej studentëve:
- Cilat kishin qenë vendimet e saj për shkollimin që do të ndiqte pas diplomimit në Bachelor në Psikologji?
- Si e kishte zhvilluar ajo planin e karrierës dhe vështirësitë që kishte hasur ludhur me të?
- Si një specializante në Terapinë Kognitiv-Bihejviorale, në vlerësimin e saj, çfarë e bënte interesante këtë terapi?
- Po EMDR? Përse kishte zgjedhur ajo që, në ndryshim nga shumë studentë, kishte preferuar të specializohej në dy drejtime terapeutike? A e bën kjo më të lehtë përfshirjen e saj në tregun e punës?
- Si e organizonte ajo ditën e saj të punës?
Përgjatë gjithë këtij takimi informal, studentët dhe studentja Alumni e Psikologjisë znj. Valentina Telhaj patën mundësinë të ndanin momente interesante të përvojës së tyre si Barletas.
Takimi u mbyll me premtimin se, shumë shpejt, do të zhvillohet takimi i rradhës midis brezave të Barletasve psikologë.
