
U zhvillua në Universitetin Barleti, më 02 Maj, aktiviteti me temë: Promovimi i Trashëgimisë nëpërmjet artit bashkëkohor.
Z. Andi Tepelena ndau me Barletasit përvojën e tij në promovimi i artit bashkëkohor në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i shndërruar Kalatë e Shqipërisë në një skenë arti. është në formulën tonë që t’i afrojmë të rinjtë me monumentet e kulturës, në mënyrë krijuese, si edhe të promovojmë trashëgiminë tonë kulturore nëpërmjet artit bashkëkohor, nëpërmjet gjuhëve artistike dhe teknikave të ndryshme”, u shpreh Z. Andi Tepelena, themelues dhe drejtor i “Art Kontakt”.
Objektivi kryesor i këtij aktiviteti ishte promovimi i shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare dhe zbatimi i nismave artistike në fusha të tilla si: arti bashkëkohor, trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor.
