
Ditën e enjte, 28 mars 2019, ora 11.00, studentët e vitit të tretë të programit Bachelor në Shkenca Politike organizuan Konferencën studentore “Fenomeni i Emigrimit në Rajon: Perceptim Studentor”.
Inisiativa studentore mori shkas nga fakti që në debatin politik të viteve të fundit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, tema e migrimit zë pa dyshim një vend tejet të rëndësishëm. Studentët: Esmeralda Çela, Arsola Koçi, Anisa Koçi, Joan Sumbulla dhe Klodian Sala prezantuan fenomenin e migrimit, shkaqet dhe faktorët që i shtyjnë njerëzit të emigrojnë si edhe përfitimet që sjell emigrimi për ekonominë e vendit.
Konferenca studentore pati mbështetjen e Shefit të Departamentit, Dr. Dorian Jano si edhe të pedagogëve Drnt. Eurona Leka dhe Dr. Ervis Martani.
Punimet e studentëve u paraqitën përpara një auditori me studentë dhe pedagogë, ku nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Marenglen Spiro si edhe Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale e Politike, Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe një grup të rinjsh të ftuar nga Dr. Shpëtim Cami, nga Universiteti i Strugës.
Punimet e studentëve ishin interesante dhe u vlerësuan në mënyrë të veçantë nga Rektori i Universitetit.
