Më 23 - 24 Mars 2018, në "Universiteti Barleti" u zhvillua Startup Weekend UB. Në këtë fundjavë morën pjesë mbi 20 të rinj të Universitetit Barleti dhe u formuan 6 grupe mikse me studentë të profileve si: financë bankë, menaxhim biznes, arkitekturë, IT dhe sporte.
Grupet, të cilët punuan plot pasion nën presionin e kohës, sugjerimeve të ndryshme të mentorëve dhe debateve të grupit, prezantuan idetë e tyre të biznesit para një jurie të përzgjedhur.
Çmimin e parë e mori ideja e Social Ride, e cila fitoi mundësinë e mentorimit të kësaj ideje për muajt në vijim për të konkurruar më pas në nivel kombëtar në Creative Business Cup Albania, që do të zhvillohet në shtator 2018.