Klubi Bota Studentore, në vazhdimësi të aktiviteteve të tij, ditën e enjte, dt 17.02.2011 në oren 14.00 organizoi një orë të hapur me z. Paul Polotes, shefi sektorit për cështjet ekonomike-politike pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Z Polotes mbajti një kumtesë me temë "Historia e Popullit afro-amerikan. Cështjet e të Drejtave të Njeriut". Kjo orë e hapur u mbajt në vazhdimësi të aktiviteteve që Ambasada e SHBA-ve në Tirane ka organizuar dhe vazhdon të organizojë me rastin e muajit të Historisë dhe Kulturës Afro-amerikane.
Z. Polotes bëri një historik të shkurtër të drejtave që kanë gëzuar afro-amerikanët dhe se si ndër vite këto të drejta kanë ardhur duke u shtuar dhe diskriminimi duke u pakësuar, deri në zhdukje. Kumtesa e z. Polotes filloi me një homazh të bërë Martin Luther King Jr. "njeriu i cili gjithë jeten e tij ja dedikoi lëvizjes paqësore për barazi raciale. Sipas shefi sektorit për cështjet politiko-ekonomike "Rrugëtimi i ideve do të mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve".
Po ashtu z. Polotes foli se historia amerikane duke përfshirë këtu patjeter kontributin e afro-amerikanëve, është një "histori e krenarisë së madhe". Sidomos sot, me presidentin e ri Barack Obama, vete Amerika flet per një erë ndryshimi. Jo rastësisht Presidenti aktual i SHBA-ve u emërua në këtë post me 20 janar, një ditë më vonë kur amerikanët nderojnë memorjen e Martin Luther King Jr me një festë kombëtare.
Meqënëse kemi të bëjmë me një festë historiko-kulturore në këte orë të hapur u sollën për auditorin dhe personalitete të shquara të kulturës amerikane, si i madhërishmi Louis Armstrong i cili arriti të ndërthurte tingujt e Jazz-it me ato popullorë dhe klasikë, duke e kthyer muzikën e tij në simbolin e shekullit të XX. Ndër të tjera u rradhitën dhe figura të tjera si Ella Fitzgerald, Count Basie, Duke Ellingtonm etj.
Z.Polotes ishte i hapur dhe për pyetje që ju bënë nga auditori në lidhje me situatën botërore dhe sidomos atë politike shqiptare. Pyetjet e bëra nga auditori fokusoheshin në këto pika:
