Në këtë work shop, do të ndërveprojmë me njëri-tjetrin duke sfiduar idetë dhe duke nxitur kreativitetin
e të pranishmëve. Sfidat, rreziqet, eksperiencat personale apo edhe frika ndaj suksesit ose dështimit do
të trajtohen si bashkëudhëtarë të proçesit krijues. Do të kemi mundësinë të dëgjojmë nga moderatori i
eventit eksperiencat personale, si edhe rëndësinë e një bashkëpunimi efektiv dhe eficient të një
sipërmarrjeje të re.
Tematikat e workshop-it:
• Eksperiencat personale
• Sfidat e bashkë-krijimit
• Krijimi i ideve të reja
• Eksperimenti
• Vendim marja
• Vlerësimi i projektit
• Frika ndaj dështimit