Në kuadër të projektit Innovation HUB - financuar nga Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar, ku Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike është partneri kryesor - u zhvillua nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, më datë 14 Korrik 2016, ora 10:00 trajnimi me temë "Venture Capital - Atraksion i e Investimeve".
Trajnimi u zhvillua nga Z. Antonio Santangelo - Ekspert i transferimit të Inovacionit dhe Teknologjisë, Archidata S.R.L prane Godinës së Inovacionit.
Qëllimi
Aktiviteti iu dha mundësinë grupeve të ekspertëve të takohen dhe të krijojnë grupet e interesit. Gjatë këtij workshopi do të krijohen grupe të fokusuara bashkëpunuese dhe do të identifikohen mundësi të ardhshme të zhvillimit drejt suksesit të përshpejtuar. Kjo paketë aktivitet do të synojë të ndërtojë, nëpërmjet seminareve dhe aktiviteteve të rrjeteve, komunitetet dhe rrjeteve bashkëpunuese të sukseshme.
Objektivat
• Investimet në ekosistem
• Faza fillestare, rreziku I Financimit
• Cikli i Investimeve
• Qasja fillestare si fazë
• Koncepti i Inovacionit
• Universiteti dhe Biznesit
• Çfarë Investitorët shikoni në?
Rezultatet:
• Aktiviteti përfshiu ndërveprimin e audiencës duke u interesuar në ndertimin e sinergji ve dhe adresimin e pengesave të biznesit.
• Kultura e ‘’venture capital’’ dhe mënyrën se si funksionon u prek në mënyrë të konsiderueshme nga publiku.
• Lektori u vendos në dispozicion për të ofruar ekspertizën e tij për grupin e interesuar.