Në kuadër të muajit të teatrit, "Universiteti Barleti" vazhdon aktivietet e tij kushtuar teatrit dhe artit në përgjithësi.
Këtë herë UB kaloi në një fazë më të avancuar të bashkëpunimit me "Teatrin e Metropolit" duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë marrëvshje përvecse çmimeve preferenciale janë parashikuar edhe disa aktivitete të përbashkëta të veçanta dhe të para për një bashkëpunim të tillë si: trajnime për të rinjtë me qëllim emancipimin e tyrë, programe Intershipi për ata të rinj që duan të mësojnë më shumë rreth interpretimit si dhe audicione të hapura.
Për këtë qëllim aktorja Vilma Hodo sot prezantoi para auditorit të gjërë shfaqjen QielliHeshtur, jeta mahnitëse e Henrieta Levit; një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës dhe grave të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers. e cila u prit me interes.
