Zyra Erasmus e Universitetit Barleti shpall thirrjen për aplikime për mobilitet Erasmus+ KA171 për trajnimin e stafit në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të edicionit të 37-të të Staff Training Week – “Navigating Internationalization: Tools and Practices for IROs.”
Trajnimi synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përmirësimin e komunikimit ndërkulturor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në menaxhimin e mobiliteteve Erasmus+ dhe aktiviteteve të ndërkombëtarizimit.
Stafi i kualifikuar për aplikim:
- Stafi administrativ i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare / Zyrës Erasmus+.
- Punonjësit e angazhuar drejtpërdrejt në bashkëpunimin ndërkombëtar, aktivitetet e ndërkombëtarizimit dhe menaxhimin e mobiliteteve Erasmus+.
Detajet e mobilitetit:
- Lloji i mobilitetit: Staff Mobility for Training (STT)
- Periudha e mobilitetit: 8–12 mars 2027
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune + 2 ditë udhëtimi
- Vendndodhja: Granada, Spanjë
- Tematikat kryesore: Komunikimi Ndërkulturor, Menaxhimi i Projekteve Erasmus+ KA171, Marrëveshjet Ndërkombëtare, Mbështetja e Studentëve gjatë Mobilitetit dhe Strategjitë e Ndërkombëtarizimit.
Afati i brendshëm për aplikim: 27 nëntor 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në: [email protected]
